Qumështorja Vita, pasi prezantoi disa analiza të marra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që dëshmojnë se qumështi i kësaj kompanie është i pastër, i ka nisur procedurat ligjore kundër AUV-it dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Vita e ka paditur në Gjykatën Supreme Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural.
Vita ka nisur procedurat ligjore në edhe Gjykatën Komerciale dhe në Gjykatën Administrative, duke argumentuar se pëkundër ligjit, AUV nuk ka publikuar rezultatet, përkatësisht nuk i ka dërguar rezultatet e analizave te kjo kompani.
Vita thotë në kërkesën e saj se hezitimi për ta shpalosur raportin e prezantuar më datë 04/08/2026, përkundër kërkesave të ripërsëritura të kompanisë, dhe vonesa e publikimit të rezultateve përkundër afatit ligjor, vë në dyshim transparencën dhe drejtshmërinë e procedurës së zhvilluar kunder Qumështores Vita.