Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > QMK: Nëntë zjarre në hapësira të hapura dhe të banuara

QMK: Nëntë zjarre në hapësira të hapura dhe të banuara

Qendra e Menaxhimit të krizave, njoftojnë se sot gjatë ditës dhe natës së kaluar në vend janë regjistruar nëntë zjarre në hapësira të hapura.

Sipas tyre, zjarrfikësit i kanë shuar të gjitha, duke shuar njëkohësisht edhe zjarre të tjera në zonat e banuara.

QMK bën të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur 1.924 thirrje në numrin e urgjencës 113, nga të cilat 44.75% thirrje ishin “reale”, ndërsa 55.25% ishin për raste të tjera urgjente.

Në polici janë regjistruar 48.82%, në ndihmën e shpejtë 46.09%, ndërsa tek zjarrfikësit janë regjistruar 2.73% nga thirrjet reale në numrin 112 në QMK.

/Arbëria TV