Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ShSKUK: Për herë të parë në Kardiologji, kryhet një rast me defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës

ShSKUK: Për herë të parë në Kardiologji, kryhet një rast me defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është bërë mbyllja perkutane e defektit interatrial në zemër, nën mbikëqyrjen e profesor Eustaquio Maria Onorato, me asistim edhe nga stafi i Klinikës së Anesteziologjisë.Kjo procedurë mjekësore përdoret për të mbyllur një defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës (defekt interatrial).

Në vend që të kryhet një operacion i hapur në zemër, kjo procedurë realizohet përmes kateterëve të futur nëpër enët e gjakut, zakonisht nga këmbët, dhe të drejtuar deri te zemra.

Kjo procedurë është minimale invazive  ka një periudhë më të shkurtër rikuperimi, krahasuar me operacionin e hapur.

 

 

Për të kryer një procedurë të tillë mjekësore, pacientët deri  tani janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.