Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > QKUK: Për herë të parë kryhet një rast me defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës

QKUK: Për herë të parë kryhet një rast me defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është bërë mbyllja perkutane e defektit interatrial në zemër, nën mbikëqyrjen e profesor Eustaquio Maria Onorato, me asistim edhe nga stafi i Klinikës së Anesteziologjisë

Kjo procedurë mjekësore përdoret për të mbyllur një defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës (defekt interatrial).

Në vend që të kryhet një operacion i hapur në zemër, kjo procedurë realizohet përmes kateterëve të futur nëpër enët e gjakut, zakonisht nga këmbët, dhe të drejtuar deri te zemra.

Kjo procedurë është minimale invazive ka një periudhë më të shkurtër rikuperimi krahasuar me operacionin e hapur.

Për të kryer një procedurë të tillë mjekësore, pacientët deri tani janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Defekti interatrial është një patologji që ndryshe njihet si “vrima në zemër” dhe përbën rreth 8% të të gjitha defekteve kongjenitale të zemrës.

Shenjat klinike prezantuese nuk janë specifike, për këtë arsye ka raste vonese në diagnostikimin e tyre.

I sëmuri mund të mos ketë asnjë lloj ankese klinike ose mund të ketë rrahje të shpeshta dhe të çrregullta të zemrës, vështirësi si në frymëmarrje apo ftohje të shpeshta gjatë periudhë së dimrit.

Mungesa e paraqitjes së ankesave bën të mundur që sëmundja të mos diagnostikohet dhe 70% e atyre diagnostikohen në dekadën e 5-të (rreth moshës 50 vjeç).

Është e rëndësishme që trajtimi të planifikohet dhe të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekut kardiolog.

Powered by WordPress