Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > QKMF në Prishtinë përballet me numër të madh të pacientëve, kaq është shifra e pacientëve nga komunat tjera

QKMF në Prishtinë përballet me numër të madh të pacientëve, kaq është shifra e pacientëve nga komunat tjera

Ngritja e temperaturave në muajt e verës, ka rritur edhe kërkesën për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Prishtinës.

Në javën e fundit ka pasur rritje simbolike të numrit të vizitave, ka konfirmuar për TV Arbëria Bujar Gashi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ish-drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës deklaron se kryeqyteti vazhdon të ketë telashe me numrin e profesionistëve shëndetësorë të angazhuar, marrë parasysh kërkesat e shumta.

“Prishtina ka probleme si zakonisht me numër të punëtorëve shëndetësorë, për shkak të numrit të vogël të punëtorëve shëndetësorë dhe numrit të madh të qytetarëve jo vetëm atyre rezidentë, por edhe ata që jetojnë në Prishtinë e që marrin shërbime te na, e që janë diku 100-150 mijë banorë më shumë sesa janë të regjistruar”, ka shtuar ai.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Prishtina ka 227 mijë banorë.

Ndërsa shërbime shëndetësore ofrojnë 17 njësi operative. Aty, përveç banorëve rezidentë marrin shërbime edhe banorët jorezidentë./TV ARBËRIA./