Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Qitja 60% ti Vetëvendosjes, kurrgjo nuk t`kushton”, Valon Syla e Jasharaj përplasen për sondazhin

“Qitja 60% ti Vetëvendosjes, kurrgjo nuk t`kushton”, Valon Syla e Jasharaj përplasen për sondazhin

Gazetari Valon Syla dhe analisti Durim Jasharaj, kanë diskutuar në “Pressing” të T7 për çështjen e sondazheve.

Të hënën në Pressing është shpalosur sondazhi i fundit i realizuar nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post.

Sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo prin me 41.1 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 19.6 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 19.2 për qind, AAK 5.8 për qind dhe të tjerat 5.1 për qind Të papërcaktuar 9.2 për qind.

Jasharaj përmendi kategorinë e elektoratit të papërcaktuar, dhe derdhi reagimi i Sylës.

Debati mes tyre:

Jashraj: Nëse i largu këto 9% të papërcaktuar, mendoj që veç me ia vendos atje lartë, sondazhi mundet me dalë

Syla: Qitja Durim ti, 60% nuk kushton kurgjo

Jasharaj: Nuk ia qes unë

Syla: Çka ka bë Vetëvendosja me i marrë këto vota?

Jashraj Ky është muhabet tjetër Valon

Syla: Çka paska bë Vetëvendosja, veç një projekt përmende.