Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar një ftesë për kryeministrin Albin Kurti, i cili është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Këtë rast e komentoi sonte në Pressing në T7, gazetari Berat Buzhala, i cili foli fjalë të mira për prokurorët, duke thënë se i “njeh nga studimet”.
“Nuk e kanë thirrë të pandehur e kanë thirrë dëshmitar (Kurtin). Dytë, edhe Valdeti edhe Miloti (prokurorët), janë prokurorë fantastikë. Këta janë kanë tu u merr me rastin e rezervave shtëtorore…”, tha Buzhala në Pressing.
Këtu ndërhyri me shaka, autori i Pressingut Leonard Kërquki, duke thënë “po besoj do ta prejnë këtë pjesë ku Berati i lavdëron prokurorët”, tha duke qeshë ai.
Buzhala: Po le ta prejnë.
Kërquki: “Lëshojeni edhe një muzikë prapa edhe dhezi, eci kjo deklaratë”, vazhdoi me shaka.
Valon Syla: Mos i lavdëro se ua marrin inati prokurorëve, po i qesin prej punës.
“E para, këtë s’u deshtë me thirrë si dëshmitar por si të pandehur. Vendimin e kanë shkru Albin Kurti, është një video ku del Albini dhe e mbronë rastin e rezervave të shtetit, thotë janë zhdukë veç 3%. Dmth sipas Albin Kurtit, 3% është pak a shumë…Ky kur don me i zvogëlu shifrat me u dokë pak folë me përqindje”, tha Buzhala.