Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qeveritë që “zhduken” ose fshehen nga syri i publikut përpiqen të evitojnë llogaridhënien dhe të manipulojnë opinionin publik

Qeveritë që “zhduken” ose fshehen nga syri i publikut përpiqen të evitojnë llogaridhënien dhe të manipulojnë opinionin publik

Shkruan: Besa Ismaili 

 

Shtrudël qeveria
Qeveritë që “zhduken” ose fshehen nga syri i publikut përpiqen të evitojnë llogaridhënien dhe të manipulojnë opinionin publik, të shmangin presionin ndërkombëtar dhe/ose të mbajnë një lloj stabiliteti politik të brendshëm
Ikja nga syri i popullit nuk është një mosparaqitje por është një manovër politike e përzgjedhur për të mbajtur vëmendjen e opinionit publik në segmente krejtësisht sekondare.
Kësisoji, edhe kryeministri ynë publikon më shumë nga takimet e tij elektorale me diasporën sesa nga takimi me zyrtarët e shteteve me të cilët takohet.
Natyrisht, qeveria nuk u pa as në kuvend, as në debate televizive, as në komisione. Ajo nuk u pa në asnjë ballafaqim me opozitën, në asnjë raportim. Nuk po hyj të flasim se ç’informata përmbajnë faqet e ministrive dhe agjensive. Atyre u mungon vetëm t’i shoqërojë edhe radiomuzika për ditë zie, aq të vdekura që janë.
Por është interesante të interpretohet me çfarë është mbushur faqja e kryeministrit.
Me sa duket është zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut i cili vizitoi Kosovën rishtas, ai i cili e ka kuptuar gjendjen në të cilën gjendet kryeministri Albin Kurti: atë të manovrës politike të ikjes, mos-shprushjes.
Dhe për t’a kursyer që kryeministri të “ikë” dhe fshehet nga publiku ai i kishte sjellë vafël dhe shtrudël vendore nga Luksemburgu, për dhuratë.
Dhe me gjasë, postimi për këtë vizitë në faqen e kryeministrit, është postimi i tij më i saktë në dy mandatet e tij: ai informon qytetarët se ministri i punëve të jashtme i ka sjellë shtrudëll, madje për të fuqizuar autencitet të njohtimit, e shoqëron atë me një foto para ndërtesësë së qeverisë teksa sherbehen nga kutia.
Briliante! Briliante!

Powered by WordPress