Është inauguruar sot Forumi për Komunitetet jo-shumicë, ky synohet mbështetja qeveritare ndaj komuniteteve jo shumicë në shumë fusha.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, tha se ky takim do të shërbejë si platformë për fuqizimin e komuniteteve jo shumicë.
Ajo po ashtu tha se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet së Kosovës dhe ICO Kosovo Limited, i cili do të avokojë për zhvillimin ekonomik në zonat ku jetojnë komunitetet jo shumicë.
Rexhepi tha se në vitet 2024-2030, planifikohet të investohet rreth 300 milionë euro për komunitetet jo shumicë.
Lexo po ashtuSuspendohet polici pasi goditi me veturë një këmbësoreNë anën tjetër, përfaqësuesi i ICO Kosovo Limited, Jemes Holmes, duke folur për memorandumin e bashkëpunimit me ekzekutivin, tha se njëjta do të mundësojë mbështetjen më të madhe ndaj komuniteteve jo shumicë.
Sipas tyre, ky memorandum do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë, ngritjen e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve në qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna./TV Arbëria