Shqipëria me çmimin më të lartë të karburantit në rajon

Sipas një raporti të fundit nga Global Petrol Prices,...

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qeveria thotë se BE-ja i ka të gjitha arsyet për heqjen e masave ndaj Kosovës

Extra AL PVC

Që prej tre muajsh kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave për Kosovën vendet anëtare të BE-së nuk kanë arritur në një vendim për heqjen ose jo të këtyre masave.

Bashkimi Evropian nuk bëri të ditur nëse kanë përfunduar diskutimet e vendeve anëtare për heqjen ose jo të masave, por Qeveria e Kosovës tha se çdo vonesë në këtë drejtim vetëm se e thellon padrejtësinë ndaj vendit tonë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha për RTV21 se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e masave, derisa Serbia mbetet e pandëshkuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

“Sipas çdo parametri, deeskalimi në katër komunat në veri të vendit tashmë ka ndodhur. Kushtet për deeskalim janë përmbushur, të konstatuara dhe nga vetë raporti i z. Borrell, derisa edhe në terren situata është e qetë. Në anën tjetër, po bëhen një vjet nga sulmi terrorist dhe paramilitar në Banjskë, për të cilin pavarërisht raporteve dhe dëshmive të ofruara nga institucionet e vendit dhe tash aktakuzës së ngritur nga prokuroria speciale, BE-ja nuk e ka sanksionuar Beogradin zyrtar. Bashkimi Evropian i ka të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna. Kryeministri Kurti dje gjatë drekës së ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të largojë masat restriktive mbi Kosovën. Çdo vonesë vetëm se e thellon padrejtësinë”., tha Kryeziu

Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

spot_img

Të fundit

Shqipëria me çmimin më të lartë të karburantit në rajon

Sipas një raporti të fundit nga Global Petrol Prices,...

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...

Shqipëria me çmimin më të lartë të karburantit në rajon

Sipas një raporti të fundit nga Global Petrol Prices, Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit krahasuar me vendet e tjera në rajon....

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua Lipa ka shkëlqyer si një diell i ndritshëm. Mes emrave të njohur si Taylor Swift, Celine...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York të dielën, e ardhmja e tij politike ka...