Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qeveria sot mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Qeveria sot mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Sot, duke filluar nga ora 11:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin në parim të certifikatave pjesëmarrëse të Republikës së Kosovës në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe pagesën c kapitalit (MEFFT), shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1.3 – Mbështetja e Punësimit të Grave dhe Masës 5 – Investimi në Infrastrukturë dhe Ambient të Pakos së Ringjalljes Ekonomike (MEFPT) , shqyrtimii Propozim-vendimit për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në 29 (njëzet e nëntë) projekte kapitale në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i MMPHIsë dhe Kryetarët e Komunave (MMPHI), shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut (MMPI II)

Po ashtu në rend dite është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpalljen e zonës se mbrojtur ujore për qëllime strategjike me interes publik të ndërtimit të digës sipas projektit “Hidrosistemi Iber-Lepenc Faza 1”, për nevoja të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, brenda zonës me koordinata prej 1 deri në 35, Komuna Shtërpcës (MMPHI)y shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për pozitat e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës (ZKM), shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile (MD) dhe shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Gjykatën Administrative dhe të Punës (MD).

Do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumenitit për Rregullimin e Fushës së Punësimit (MFPT).

Qeveria do të shqyrtojë edhe Propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 28) 99 të datës 30 shtator 2022 (ZKM), shyrtimin e Projektligjit për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për importin e Përkohshëm (MITI) dhe informimi i Kabinetit Qeveritar mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian për periudhën janar qershor 2023 (ZKM).

/TV Arbëria

Powered by WordPress