Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj akuzave se pushteti ka pasur ndërhyrje në uebfaqen e KQZ-së.
Kryeziu në reagimin e tij në Facebook ka thënë se Qeveria eKosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me softëare-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me softëare-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare. Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për softëare-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion. Për këtë ka njoftim publik dhe raportim mediatik: https://telegrafi.com/kqz-pranon-si-donacion-servere-dhe…/”, ka shkruar Kryeziu.
Madje sipas tij, akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij.
“Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarinë e lartë të treguar përgjatë procesit të votimit dhe për aktivizmin qytetar për të raportuar çdo lëshim apo gabim të evidentuar gjatë numërimit të votave. Vota e gjithsecilit do të mbrohet, vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet”, tha tutje ai./TV Arbëria./