Qeveria në detyrë ka thënë se ka punësuar 809 persona në komunat veriore, përmes masës “Qeveria për Familjet”.
Kjo masë mbështet punësimin duke subvencionuar deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj,
Tutje VV thotë se të hapura janë 1000 vende pune.
“Ministria e Financave ka ftuar qytetarët në këto komuna që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit dhe të përfitojnë nga kjo mundësi konkrete për punë dhe integrim të barabartë në tregun e punës.”, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.