Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Qeveria në detyrë: Përmes skemës “Qeveria për Familjet” mbi 5 mijë familje që s’e kishin asnjë anëtar të punësuar, tani e kanë

Qeveria në detyrë: Përmes skemës “Qeveria për Familjet” mbi 5 mijë familje që s’e kishin asnjë anëtar të punësuar, tani e kanë

Qeveria në detyrë po pretendon se përmes skemës “Qeveria për Familjet”, 5 mijë e 163 familje që deri tash s’kishin asnjë anëtar të punësuar, tani e kanë.

Ekzekutivi në detyrë ka sqaruar se përmes skemës mundësohet subvencionimi i 70% të pagës për gjashtë muaj me radhë.

“Kujtojmë se kjo skemë është e vazhdueshme dhe qytetarët mund të aplikojnë duke u regjistruar në zyrën e punësimit në komunën e tyre.”, thuhet në një njoftim.