Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje me ç’rast ka marrë tri vendime.
Ajo ka miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik- Ndërtimi i Urës mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e veriut dhe Mitrovicën e jugut.
Po ashtu ka caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës.
Ministrat në detyrë gjithashtu kanë miratuar ndryshimin e Statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” ShA, sipas vendimit të bordit të drejtorëve.