Qeveria e Kosovës ka marrë aprovimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje për bizneset.
Zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, tha se vlera totale e mjeteve është 5.5 milionë euro dhe do të përfitojnë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme.
“Këto mjete në vlerë prej 5.528.000 ndahen në kuadër të bashkëpunimit me Fondin e Kosovës për Garanci Kreditore për të vazhduar mbështetjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”.
/TV Arbëria