Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qeveria miraton ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm dhe Aftësi të Kufizuara në Graçanicë

Qeveria miraton ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm dhe Aftësi të Kufizuara në Graçanicë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pesë zonave kadastrale në Graçanicë.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kjo është bërë me qëllim të ndërtimit të Qendrës Rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromën down dhe aftësi të kufizuara për fëmijë, të rritur dhe të moshuar, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pesë zonave kadastrale në Graçanicë. Në mbledhjen e 218-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës miratuam propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të pesë (5) zonave kadastrale në Graqanicë, me qëllim të ndërtimit të Qendrës Rezidenciale të Kosovës për autizëm, sindromë doën dhe aftësi të kufizuara për fëmijë, të rritur dhe të moshuar”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Themes by WordPress