Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme

Qeveria ka miratuar një vendim përmes të cilit institucionet e Republikës së Kosovës mund të japin me qira ose në shfrytëzim pronat publike për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Ky vendim është marrë në mbledhjen që është mbajtur mbrëmë. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se kjo do të bëhet bazuar në një process të ofertimit konkurrues të organizuar nga Ministria e Financave.

“Miratuar vendimin me të cilin Institucionet e Republikës së Kosovës mund të japin me qira ose në shfrytëzim pronat publike për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë nga burimet e ripërtëritshme bazuar në një proces të ofertimit konkurrues të organizuar nga Ministria e Ekonomisë”, thuhet në njoftim.