Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1.
Qeveria po ashtu ka themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024.