Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka marr tre vendime.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Po ashtu u janë ndarë mjetet buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave
Në njoftim tutje thuhet se është aprovuar edhe kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.