Nexhat Behluli, drejtuesi i TV Spektri në Luginën e Preshevës, ka përfituar 50 mijë euro nga fondet e qeverisë së Kosovës të ndara më 23 dhjetor 2022.
“Në kuadër të TV Spektri ne veprojmë më disa veprimtari: kabllori, internet, mirëmbajtja e stacioneve bazë të telefonisë mobile, produksioni, xhirimi i filmit… do të thotë në i kemi të ndara”, ka thënë Behluli për Gazetën Insajderi.
“Në këtë rast reparti i redaksisë së informimit ka apliku në projektin e Qeverisë së Kosovës, dhe ka kontraktu punë, obligim projekt për informimin, krijimin e opinionit publik, etj, etj”.
Nexhat Behluli shquhet për fotografinë e famshme që u shfaq duke u buzëqeshur përkrah kriminelit Vojislav Sheshel.
Behluli shquhet edhe për një deklaratë për shefin e ekzekutivit, Albin Kurti, i cili e krahason kokën e tij me të një kompjuteri.
“Albin Kurti është negociatori më i rrezikshëm i mundshëm shqiptar, ai nuk është kriminel lufte, nuk është kriminel, flet ambël, flet perfekt anglishten, njohës kompjuterësh, me grue norvegjeze, brez plotësisht i ri i politikanëve shqiptarë, është dinak dhe di të të flasë atë që veshët e Perëndimit kanë dëshirë ta dëgjojnë”, deklaronte ndër të tjera Behluli. /TV Arbëria