Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Qeveria jonë është futur në kurthin e Vuçiqit”

“Qeveria jonë është futur në kurthin e Vuçiqit”

Ish – diplomati Blerim Canaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se ka rënë në kurthin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Ai në “Five” të TV Dukagjinit tha se “status-quoja” më shumë i përshtatet Serbisë se sa Kosovës.

“Qeveria jonë është future në kurthin e Vuciqit, po sillemi në rreth për një rrugadlje por pa mundësi ta gjejmë. Në mungesë të një zjgidhje edhe Qeverisë I konvenon kjo gjendje deri në zgjedhje”, tha ai.

Tutje ai tha se nëse Kosova i kryen detyrat e saj, duhet të kërkojë përgjegjësi nga Bashkimi Evropian në rast se nuk ka avancim.
“Ne si shtet e kemi një marrëveshje me BE-në, jo domodsohmërisht me Serbinë, nënshkrimi I marrëveshjes bëhet me BE-në, nëse e kryejmë punën tonë përgjejgësia bile mbi palën ndërmjetësuse, nga ata duhet të kërkojmë llogari”, tha ai.