Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qeveria i dha pronë shoqatës së Halil Kastratit, Kasolli komenton heshtjen e opozitës mbi këtë çështje

Qeveria i dha pronë shoqatës së Halil Kastratit, Kasolli komenton heshtjen e opozitës mbi këtë çështje

Analisti politik, Afrim Kasolli ka reagur përmes një postimi për heshtjen e opozitës, mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës që t’ia dhurojë një pronë për 99 vjet, shoqatës së Halil Kastratit, “Jetimat e Ballkanit”, shkruan TV Arbëria.

Kasolli vë në pah heshtjen e opozitës mbi këtë çështje, dhe sipas tij Kurti e ka nënshtruar opozitën.

“Se kryeministri Kurti e ka nenshtruar opoziten e deshmon heshtja e saj tinezare edhe ndaj vendimit te tij per ta shpallur me “interes publik ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizem, Sindrom Doën dhe Aftësi te Kufizuara për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyer” por që të njëjtën pronë ia jep nen menaxhim shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, të drejtuar nga Halil Kastratit”, ka shkruar Kasolli.

Sipas Kasollit, opozita nuk pati guxim ta kërkojë pezullimin e këtij vendimi, të Qeverisë së Kosovës.

“Kaloi me shume se nje jave nga ky vendim skandaloz dhe qe i shkel te drejtat e njeriut dhe asnje ze opozitare nuk pat guxim per te kerkuar anulimin e tij, dhe ofrimin e nje alternative opzitare se si duhet te adresohet kjo teme”, ka shkruar analisti.

“Ne vend se kjo opozite te kerkoje moblizim politik pikerisht mbi kauzat e tradhetuara sociale te Albin Kurtit, ajo pret nga ndonje kafiteri, se a po takohet shefi i CIA-s me te apo jo, apo edhe kur po dalin vendet QUINT-it me ndonje komunikate per t’i kritikuar veprimet e nje anshme e te pa kordinuara te Qeverise ne veri. Ne menyre qe me pastaj t’i shfaqen opininonit publik se ne dallim nga kryeministri keta jane per kordinim”, ka përfunduar Kasolli. /TV Arbëria

Postimi i tij:

Powered by WordPress