Qeveria e Kosovës ka miratuar Bordin e ri drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Emërimin e Bordit të ri drejtues e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vitia ka bërë të ditur se Bordi drejtues i SHSKSUK përbëhet nga shtatë anëtarë.
“Meqenëse Bordit të SHSKUK-së i ka skaduar mandati, MSH e konsideron të nevojshme emërimin e bordit të ri i cili është përgjegjës për performancën profesionale dhe afarizmin financiar të SHSKUK-së”, tha Vitia.
Bordi i ri drejtues i SHSKUK-së do ta ketë këtë përbërje:
Dr. Dren Bushnjaku- përfaqësues nga QKUK
Dr. Tetore Olloni – përfaqësuese nga QKUK, Klinika Stomatologjike
Dr. Rrezarta Bajrami nga IKSHPK
Dr. Besim Demolli nga spitali i Ferizajt
Dr. Vjollca Kadolli nga shërbimi i kujdesit parësor shëndetësorë
Dr. Naim Bardiqi si përfaqësues nga MSH, dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor që zgjidhet përmes konkursit publik.
Bordi drejtues ka mandat 3 vjeçar.
/TV Arbëria