Shteti shqiptar dhe konsullata e Shqipërisë në New York janë vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, e cila u rikthye pas më shumë se 30 vjetësh në vëmendjen e opinionit publik në një mënyrë të pazakontë.
Edhe pse zyrtarisht nuk ka njoftim nga institucionet që po merren me rastin, burime bëjnë me dije se qeveria shqiptare ja ka besuar misionin e përkujdesjes për këngëtaren Taulant Ballës, i cili mban njëkohësisht dhe postin e drejtuesit politik të diasporës.
Mësohet se në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren për ta pajisur me një pasaportë shqiptare.