Udhëheqësi i rebelëve sirianë, Mohammad al-Jolani i tha Reuters në një deklaratë me shkrim të mërkurën se ai do t’i shpërbënte forcat e sigurisë të regjimit të rrëzuar të Bashar al-Assad.
Jolani, emri i vërtetë i të cilit është Ahmad Al Sharaa, do të “shpërbëjë forcat e sigurisë të regjimit të mëparshëm dhe do t’i mbyllë burgjet famëkeqe”, tha ai në një deklaratë.
Udhëheqësi i qeverisë siriane i lidhur me rebelët, Mohammad Al-Bashir, i cili është emëruar si kryeministër i vendit, përsëriti për mediat italiane se qeveria e përkohshme do të qëndrojë vetëm deri në mars.
Ai tha se prioritetet janë rivendosja e sigurisë dhe autoritetit shtetëror, sjellja në shtëpi e miliona refugjatëve sirianë dhe ofrimi i shërbimeve thelbësore.
Kur u pyet nëse kushtetuta e re e Sirisë do të ishte islamike, ai tha se “këto detaje” do të sqaroheshin në procesin e krijimit të kushtetutës.