Qeveria e Republikës së Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre katër komunave.
Ministria e Financave në një postim në Facebook shkruan se masa ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Më poshtë mund ta shihni videon e publikuar nga MF-ja, ku deklarohet Dragan Lesheviq, udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit.