Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi do të mbajë konferencën e parë tregtare Mbretëria e Bashkuar-Ballkani Perëndimor në Beograd më 20 nëntor 2024.
Përmes një videoje, ambasadori britanik në Beograd, Edward Ferguson, ka bërë thirrje për t’u regjistruar për të marrë pjesë në këtë konferencë, raporton Gazeta Express.
“Ndërsa ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po rriten, po ashtu edhe tregtia e Britanisë së Madhe [po rritet] me këtë rajon. Në Serbi për shembull për herë të parë këtë vit kaluam barrierën prej 1 miliard në tregtinë vjetore”, tha ai ndër të tjera në video.
Ambasada thotë se me tregtinë e Mbretërisë së Bashkuar me Ballkanin Perëndimor në “rritje kolosale 330% në 5 vitet e fundit” ka mundësi të mëdha për të bashkëpunuar për bizneset dhe kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kjo konferencë organizohet në partneritet me Odën e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe Odën Tregtare Britanike Serbe, tha ambasada.