Shtatori i vitit të ardhshëm mund të jetë periudha kur në Gjykatën Speciale mund të shpallë “verdiktë të shkallës së parë” ndaj ish-krerëve të UÇK-së, beson avokati i licensuar në GJykatën Speciale, Artan Qerkini.
“Nëse vazhdohet me këtë dinamikë besoj e në shtatorin e vitit të ardhshëm mund të kemi një verdikt të shkallës së parë mirëpo kjo në masë të madhe do të varet nëse mbrojtja do te propozojë prova apo dëgjimin e dëshmitarëve, varësisht nga numri i dëshmitarëve që propozon mbrojtja mund të ndikojë në shtyrjen e afatit”.
“Marrë parasysh faktin që lënda është shumë voluminoze njëra palë do të shkojë në apel po shpresojmë prokuroria …nëse do të ketë aktgjykim lirues do të ndërpritet paraburgimi. Natyrisht që në bazë të provave që janë administruar deri me tani s’është arritur të provohet fajësia dhe natyrisht pritet një aktgjykim lirues por mbetet të shihet çfarë do të vendos gjykata”, tha Qerkini në RTV 21.