Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Qëndrova 10 ditë pa bukë”, djali i Gilit flet për tatuazhin që ka poshtë syrit

“Qëndrova 10 ditë pa bukë”, djali i Gilit flet për tatuazhin që ka poshtë syrit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili dhe djali i saj, Redoni iu bashkuan shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, si konkurrent i vetëm.

Gjatë një diskutimi me banorët, këngëtari është pyetur se çfarë fshihet pas tatuazhit që ai ka nën sy.

“E kam që 7 vjet. Notorious (famëkeq) shkruan. Kam qenë në Greqi duke studiuar. Edhe doja të merresha me muzikë. Asokohe kam vuajtur shumë nga ankthi, dhe se dija nga se më vjen”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/TikTok

Tutje theksoi: ‘Njëherë për të parë mos e kam hormonale, qëndrova 10 ditë pa bukë, veç ujë kam pi, për të parë mos më vjen nga ushqimi, por e kam patur gjenetike. E kam patur një fazë shumë rebele, gjaknxehtë, i shthurur, kam qenë shumë rebel“