Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Qëndrim Kryeziu përkujton Agron Haradinajn në trevjetorin e ndarjes nga jeta

Qëndrim Kryeziu përkujton Agron Haradinajn në trevjetorin e ndarjes nga jeta

Qëndrim Kryeziu ka përkujtuar sot trevjetorin e ndarjes nga jeta të Agron Haradinaj, përmes një shkrimi emocional të publikuar në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, Kryeziu thekson se trashëgimia e Haradinajt “i takon përjetësisë” dhe se shteti i Kosovës mbetet amaneti më i çmuar i lënë nga angazhimi i tij që nga orët e para në Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai kujton bisedat, urtësinë dhe mesazhet morale të Haradinajt, duke nënvizuar se amaneti i tij do të mbetet i gjallë. Sipas Kyreziut, përkimi i datës 2 mars – dita e “Besëlidhjes Shqiptare” – me ndarjen nga jeta të Haradinajt, ka një domethënie të veçantë për familjen dhe bashkëluftëtarët.

Në fund të shkrimit, Kryeziu shpreh zotimin se do të vazhdojë angazhimin për të mbajtur gjallë amanetin dhe veprën e tij.