Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Qëndrim Kryeziu: Vota për PDK-në është votë për punën dhe përgjegjësinë

Qëndrim Kryeziu: Vota për PDK-në është votë për punën dhe përgjegjësinë

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Qëndrim Kryeziu, i cili në listën zgjedhore mban numrin 103, ka publikuar një video nga terreni ku ka folur për gjendjen dhe nevojat e shtetit.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për njerëz që duan punë dhe që i shërbejnë vendit me përkushtim, duke vlerësuar se zhvillimi i shtetit vjen përmes punës dhe angazhimit të vazhdueshëm.

Në thirrjen e tij drejtuar qytetarëve, Kryeziu ka kërkuar që më 7 qershor të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), me numër 125, duke deklaruar se “PDK e mban fjalën” dhe është forcë që sjell ndryshimin.

Ai theksoi se programi i PDK-së është i bazuar në punë dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.