Qëndrim Kryeziu ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje që, sipas tij, janë realizuar në vendin ku lëshohen dokumentet e shtetësisë së Kosovës në Prishtinë.
Ai pretendon se në radhë kishte kryesisht qytetarë serbë që prisnin për procedurat e shtetësisë, ndërsa ka shtuar se vetëm dy shqiptarë ishin, sipas tij, për ri-shtetësi. Kryeziu thotë se ajo që pa e befasoi dhe ngriti shqetësime për mënyrën se si po zhvillohen këto procedura.
Në reagimin e tij, ai akuzon Qeverinë për politikat që, sipas tij, ndikojnë në procesin e dhënies së dokumenteve të shtetësisë, duke i drejtuar kritika kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.