Qëndrim Kryeziu ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe tolerancës ndërmjet shqiptarëve.
Në mesazhin e tij, ai uroi që zemërgjerësia, respekti dhe mirëkuptimi të jenë gjithmonë të pranishme, ndërsa solli edhe një porosi të Fan Noli, duke cituar vargjet e njohura për bashkimin dhe forcën e shqiptarëve.
Kryeziu theksoi se për të përballuar sfidat, shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, madje edhe më shumë se në kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sipas tij, uniteti është çelësi për të ecur përpara dhe për të ruajtur vlerat kombëtare.
Në fund të urimit, ai i uroi festën edhe At Nikoll Xhufka, duke shprehur dëshirën që festat e ardhshme të kremtohen në Manastirin e Deçanit.