Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Qëndrim Kryeziu takon ambasadoren e Izraelit: Kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Qëndrim Kryeziu takon ambasadoren e Izraelit: Kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Qëndrim Kryeziu ka bërë të ditur se ka zhvilluar një darkë miqësore me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka diskutuar edhe për verdiktin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi, Kryeziu ka thënë se e ka informuar ambasadoren Ziv për atë që ai e cilëson si “verdikt të padrejtë” ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Kryeziut, gjatë takimit ai i ka kërkuar ambasadores ndihmën e Izraelit dhe të kryeministrit Benjamin Netanyahu për atë që ai e përshkruan si të vërtetën e historisë së Kosovës.

Kryeziu ka bërë të ditur se ambasadorja Tamar Ziv është zotuar që kërkesën e tij ta adresojë drejtpërdrejt te kryeministri izraelit.

“Me mirëkuptim i kërkova asaj ndihmën që mund ta japë Izraeli dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu, për të vërtetën e tregimit tonë historik”, ka shkruar Kryeziu.