Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: STOP policisë me ba fushatë!

Qëndrim Kryeziu: STOP policisë me ba fushatë!

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 103, Qëndrim Kryeziu, ka publikuar një video ku analizon një intervistë të zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri, Veton Elshani.

Në videon e publikuar, Kryeziu shpreh kritika si ndaj gazetarit për mënyrën e shtrimit të pyetjeve, ashtu edhe ndaj përgjigjeve të Elshanit. Sipas tij, në intervistë përmendet rasti i Oliver Ivanoviqit si rast krimi në veri të Mitrovicës, por nuk përmendet rasti i Banjskës dhe vrasja e rreshterit Enver Zymberi në shtator të vitit 2023.

Përmes postimit, Kryeziu ka shkruar: “STOP policisë me ba fushatë!”

Kujtojmë se Qëndrim Kryeziu kandidon me numër 103 nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

VIDEO