Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: Sonte në ora 20:00 publikohet dëshmia ekskluzive për rastin Dehari, ftesë për debat publik ndaj Albin Kurtit

Qëndrim Kryeziu: Sonte në ora 20:00 publikohet dëshmia ekskluzive për rastin Dehari, ftesë për debat publik ndaj Albin Kurtit

Qëndrim Kryeziu ka njoftuar se sonte, në ora 20:00, do të publikojë ekskluzivisht rrëfimin e një dëshmitari lidhur me rastin Dehari, të cilin e ka cilësuar si një dëshmi tronditëse që hedh dritë mbi prapavijën politike të kësaj ngjarjeje.

Përmes një deklarate publike, Kryeziu ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një duel televiziv në cilindo kanal që ai zgjedh.

Sipas Kryeziut, rrëfimi i dëshmitarit flet qartë për prapavijën politike të rastit Dehari, ndërsa ka akuzuar pushtetin gjashtëvjeçar të Kurtit për neglizhim dhe sabotim të zbardhjes së plotë të rastit.

Ai ka deklaruar se zbardhja e këtij rasti është në interes të demokracisë dhe të shtetit të Kosovës, duke shtuar se askush nuk ka përfituar më shumë politikisht dhe elektoralisht nga kjo ngjarje sesa Lëvizja Vetëvendosje.

Kryeziu ka bërë të ditur se menjëherë pas publikimit të dëshmisë, materiali i plotë televiziv do të vihet në dispozicion edhe të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Në fund të deklaratës së tij, ai ka theksuar se “vetëm e vërteta e bën të lirë një shoqëri”, duke e cilësuar këtë si motivin kryesor për publikimin e dëshmisë.