Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: Sonte ishte njëra nga netët më të rrezikshme për Kosovën

Qëndrim Kryeziu: Sonte ishte njëra nga netët më të rrezikshme për Kosovën

Me anë të amendamenteve kushtetuese të Vjosa Osmani, tentohej të rikthehej edhe Serbia.
Se sa e dëmshme, jo demokratike, antiligjore dhe antishtetërore ishte kjo nismë, u dëshmua në mënyrë jashtëzakonisht profesionale nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK, dhe deputeti Përparim Gruda.
Ai tregoi se në këtë mënyrë po hapet rruga e rrënimit nga brenda të shtetit.
Ndërkohë, një gjë e tillë u konfirmua nga ish-bashkëpartiaku i Vjosa Osmanit, deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, për çka duhet të përshëndetet për këtë pasqyrim të saktë mbi atë sesi mund të dëmtohej Kosova nga një rrezik që nga viti 2011.
Ku, nga ambicia për të qenë me çdo kusht kryetare, nuk përjashtohej mundësia që zëvendëskryetari të ishte serb.
Shkurt, këto manovra meskine tregojnë se kemi në krye të vendit një klasë politike që, për shkak të mbrojtjes së interesave personale, nuk ka asnjë dashuri për vendin.
E për vendin është derdhur shumë gjak, ku edhe sot jemi në Epopenë e UÇK-së, themeltarët e lirisë!