Qëndrim Kryeziu ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit Taormina në Itali, ku tha se mori pjesë me ftesë të veçantë të vëllezërve Arbëreshë, në mesin e emrave të njohur të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare.
Përmes një reagimi publik, Kryeziu u shpreh se vende si Kosova dhe Shqipëria duhet të orientohen drejt organizimit të ngjarjeve kulturore e artistike të përmasave ndërkombëtare, të cilat promovojnë vlerat kombëtare dhe zhvillimin shoqëror.
Ai gjithashtu komentoi zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, duke ngritur shqetësime për protestat dhe situatën ekonomike, ndërsa kritikoi kryeministrin Albin Kurti për politikat që, sipas tij, kanë dëmtuar interesat e Kosovës.
Në reagimin e tij, Kryeziu citoi edhe At Zef Pllumin, duke shtuar se shqiptarët do të vazhdojnë të jenë në mbrojtje të Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve shqiptare, me synimin për t’i zhvilluar dhe për t’i bërë ato ndër vendet më të bukura të rajonit.
“Shqiptarët do t’i dalin në ballë gjithmonë dhe do ta ruajnë përherë Shqipërinë e Kosovën me gjithë trojet shqiptare, dhe do t’i ndërtojmë e t’i bëjmë më të bukurat e rajonit”, ka deklaruar Kryeziu.