Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qëndrim Kryeziu: Serbia po avancon me SHBA-në, Kosova po paguan çmimin e politikave të Kurtit

Qëndrim Kryeziu: Serbia po avancon me SHBA-në, Kosova po paguan çmimin e politikave të Kurtit

Qëndrim Kryeziu ka reaguar pas nisjes së Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, duke thënë se ky zhvillim duhet të jetë një alarm serioz për Kosovën.

Sipas tij, ndërsa Serbia po përpiqet të forcojë marrëdhëniet me Uashingtonin përmes bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, Kosova po humb terren diplomatik për shkak të qasjes së qeverisë së Albin Kurtit.

Kryeziu ka kritikuar politikat e Qeverisë së Kosovës, duke deklaruar se ato kanë dëmtuar raportet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe se vendi duhet të rikthejë fokusin te aleanca me SHBA-në dhe Perëndimin.

“Është paradoksale që Serbia, e cila për vite ishte kundërshtare e interesave amerikane në rajon, sot po avancon marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa Kosova po përballet me kritika dhe masa nga aleatët e saj”, ka thënë Kryeziu.