Qëndrim Kryeziu ka reaguar për raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se Serbia është sot më afër Uashingtonit sesa Kosova.
Sipas tij, asnjë kryeministër i mëparshëm nuk do t’i mbijetonte presionit të qytetarëve nëse vendi do të kishte raporte të dëmtuara me SHBA-të, siç, sipas tij, po ndodh aktualisht.
Kryeziu shprehet se shoqëria po përballet me një gjendje apatie dhe heshtjeje, duke shtuar se mungesa e reagimit publik është shqetësuese.
Ai thekson se ambicia e qytetarëve është reduktuar në sigurimin e nevojave bazike për jetesë, gjë që, sipas tij, përbën një fatkeqësi për vendin.
“Serbia më afër SHBA-ve se sa Kosova. Po asnjë kryeministër nuk do t’i mbijetonte presionit publik nëse Kosova do të kishte raporte të shkërrmoqura me SHBA-të. Këtë shoqëri po e mbyt topitja, heshtja dhe reduktimi i ambicies vetëm te sigurimi i tre vakteve në ditë. Fatkeqësi!”, ka shkruar Kryeziu.