Qëndrim Kryeziu ka reaguar ashpër në një postim në Facebook lidhur me masat e fundit sociale të miratuara nga Qeveria e Kosovës, përfshirë rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë e lehona.
Sipas tij, këto politika po ndikojnë në mënyrën e shpërndarjes së buxhetit shtetëror dhe po ngjallin pakënaqësi te qytetarët.
“Vendimet e tilla po krijojnë ndjesinë se po shpërndahen fonde pa një balancë të drejtë dhe pa transparencë të plotë,” ka shkruar Kryeziu në reagimin e tij.
Ai ka shtuar se “çdo politikë sociale duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallime dhe pa privilegje”.
Në reagimin e tij, Kryeziu ka komentuar edhe situatën politike në vend, duke theksuar se “vendimet e qeverisë po ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e qytetarëve për drejtësinë sociale dhe ekonomike”.
POSTIMI I PLOTE