Qëndrim Kryeziu ka reaguar publikisht pas emërimit të Rashiçit në postin e nënkryetarit, duke e komentuar zhvillimin me tone kritike.
Në reagimin e tij, Kryeziu fillimisht ka uruar Rashiçin për detyrën e re, duke shkruar: “Urime Rashiçit për postin e nënkryetarit! Hajde për hajr, Sllavko”.
Megjithatë, ai ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke përdorur shprehjen “patriota me bateri”, në një koment që lë të kuptohet pakënaqësi me vendimin dhe me qëndrimet politike të partisë në fjalë.
Reagimi i Kryeziut ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë kundërpërgjigje nga përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! apo nga vetë Rashiçi.