Qëndrim Kryeziu ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së publikuar nga mërgimtari Hamza në një postim të shpërndarë nga Jepi Zë.
Në reagimin e tij, Kryeziu kritikoi gjuhën që, sipas tij, nxit urrejtje dhe përçarje në shoqëri, duke theksuar se kjo nuk është e rastësishme, por është kultivuar ndër vite në diskursin politik për të ardhur në pushtet.
Ai tha se përmes kësaj gjuhe janë nxitur mbështetës që të fyejnë dhe denigrojnë çdo shqiptar që nuk pajtohet me pushtetin aktual, me synimin për ta mbytur kritikën ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas Kryeziut, sa më shumë që ashpërsohet gjuha e mbështetësve publikë të Kurtit, aq më shumë duhet të rritet rezistenca ndaj pushtetit aktual.
Ai shtoi se kundërshtimi duhet të bëhet në dy forma: juridikisht, duke ndëshkuar ata që përdorin publikisht këtë gjuhë, dhe politikisht, duke e larguar nga pushteti kryeministrin Albin Kurti.