Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Qëndrim Kryeziu: “Qeveria s’ka aftësi menaxhuese, bizneset dhe populli po mbahen peng”

Qëndrim Kryeziu: “Qeveria s’ka aftësi menaxhuese, bizneset dhe populli po mbahen peng”

Biznesmeni dhe kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 103 për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Qëndrim Kryeziu, ka adresuar kritika të forta ndaj qeverisjes aktuale, duke theksuar se vendi po përballet me mungesë të theksuar profesionalizmi dhe vizioni ekonomik, shkruan TV Arbëria.

Sipas Kryeziut, qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë nevojë urgjente për politika konkrete e të qëndrueshme, duke filluar me përfshirjen e pagës së 13-të për punëtorët në sektorin privat, e cila sipas tij duhet të sigurohet përmes ndryshimeve ligjore që garanton edhe mbrojtjen e bizneseve.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për lirimin e çmimit të energjisë elektrike, duke i cilësuar tarifat aktuale si barrë të padrejtë për qytetarët. Sipas Kryeziut, bizneset vazhdojnë të përballen me vështirësi të panevojshme, prandaj kërkohet lehtësim i operimit dhe mbështetje reale për familjet, përmes uljes së kostos së shportës ushqimore.

“Këto punë, këta nuk dinë t’i bëjnë. Tash e 6 vjet e kanë dëshmuar,” ka deklaruar Kryeziu, duke nënvizuar se Kosova ka nevojë për menaxhim të aftë, profesional dhe të përgjegjshëm./TV ARBËRIA/

POSTIMI I PLOTË