Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu: Qeveria me dy standarde – Dy ura në Gjakovë-Klinë kushtojnë 2 milionë euro, ndërsa në Mitrovicë mbi 7 milionë me negociatë direkte

Qëndrim Kryeziu: Qeveria me dy standarde – Dy ura në Gjakovë-Klinë kushtojnë 2 milionë euro, ndërsa në Mitrovicë mbi 7 milionë me negociatë direkte

Qëndrim Kryeziu ka akuzuar Qeverinë për zbatim të standardeve të dyfishta në projektet infrastrukturore, duke krahasuar mënyrën e ndërtimit të urave në rrugën Gjakovë–Klinë me ato në Mitrovicë.

Sipas tij, në rrugën Gjakovë–Klinë dy ura janë ndërtuar përmes tenderit të hapur publik me një vlerë prej rreth 2 milionë eurosh.

Ndërsa, ai thekson se në Mitrovicë e njëjta qeveri ka përdorur kontrata njëburimore, përkatësisht me negociatë direkte, ku njëra kontratë kap vlerën mbi 4.4 milionë euro dhe tjetra mbi 3 milionë euro, për ndërtimin e vetëm dy urave për këmbësorë.

Kryeziu e ka cilësuar këtë si një shembull të qartë të standardeve të dyfishta në menaxhimin e projekteve publike.