Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > EKSKLUZIVE: Kryeziu publikon dëshmi për rastin Astrit Dehari, kërkon arrestimin e Fitore Pacolli

EKSKLUZIVE: Kryeziu publikon dëshmi për rastin Astrit Dehari, kërkon arrestimin e Fitore Pacolli

Kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka reaguar lidhur me rastin e Arbnor Deharit, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të marrë materialin e plotë dhe të përfundojë hetimet.

“Albini nuk na thirri, ju ftoj ta ndiqni se çfarë flet dëshmitari. Ftoj prokurorin që të vijë ta marrë materialin e plotë dhe ta përfundojë rastin, e jo të ankohet”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai gjithashtu ka kërkuar arrestimin e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, lidhur me rastin e Arbnor Deharit, duke kërkuar që ajo të merret në pyetje në mënyrë të detajuar, sikurse edhe dëshmitari, si dhe të hetohen edhe persona të tjerë të përmendur nga Lëvizja Vetëvendosje.