Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: Policinë e Kosovës e kanë sulmuar vetëm bandat serbe paramilitare në veri dhe Albin Kurti

Qëndrim Kryeziu: Policinë e Kosovës e kanë sulmuar vetëm bandat serbe paramilitare në veri dhe Albin Kurti

Qëndrim Kryeziu ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar rolin e tij në protestat para dhe pas luftës në Kosovë.

Sipas Kryeziut, në ditët e fundit ka pasur shumë përpjekje për ta mbrojtur Kurtin nga kritikat që ai i ka adresuar ndaj tij për veprime që i konsideron anti-shtetërore. Në këtë kontekst, ai thotë se disa po e arsyetojnë Kurtin duke theksuar se ai kishte marrë pjesë në protesta para luftës.

“Po, është e vërtetë që ai ka qenë pjesëmarrës në protesta para luftës. Por nuk mund të mohohet fakti se Albin Kurti bënte thirrje për protesta paqësore ndaj aparatit represiv dhe policisë serbe,” ka shkruar Kryeziu.

Sipas tij, për shkak të kësaj qasjeje, Kurti ishte i njohur për autoritetet serbe të asaj kohe dhe kishte kaluar pa pasoja të rënda, ndërsa, siç thotë ai, shumë njerëz që u angazhuan realisht për largimin e Serbisë nga Kosova e paguan me jetë ose me dhunë të rëndë.

Kryeziu shton se, sipas tij, ekziston një kontrast mes qëndrimeve të Kurtit para dhe pas luftës.

“Po ky Albin Kurti, që kundër regjimit të Millosheviqit bënte ftesë që të protestohej në mënyrë paqësore, pas luftës organizonte protesta të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës,” thekson ai.

Në fund, Kryeziu shton se, sipas tij, një fakt që nuk duhet harruar është se Policinë e Kosovës e kanë sulmuar vetëm bandat serbe paramilitare në veri dhe Albin Kurti.