Qëndrim Kryeziu i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berisha, ka komentuar deklaratën e kreut të VV-së, Albin Kurtit, ku në një nga tubimet e e tij thotë se “Po më thoni Albin Baba se e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët me ua rrit unë”.
Sipas Kryeziut ky është budallallaku numër dy, pas çështjes së doracakut të Ministrisë së Arsimit, me ministren Arbërie Nagavcin.
“Ky është budallaku numër dy, pas asaj që e ka ba ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me ata doracak, preken fëmija, shikojnë ndjenjat, nuk e di ku e kanë marrë atë mësim, unë nuk e di më lehtë se me ba copy paste në ditë të sotit nuk ka, le ta marrin rregulloren e shtetit të Japonisë, Ministria e Arsimit dhe të na e sjellin, dhe me të le të msojnë, e kanë edhe lëndën e moralit, e jo prindi një, prindi dy”, ka thënë Kryeziu.
Për pjesën e deklaratës së Kurtit, Kryeziu thotë se është një tallje ndaj elektoratit.
“Ministrja Nagvaci ka gabu shumë keq, ndërsa kjo e zotit Kurti nëse nuk dojnë me i majt fëmijët ata që shkojnë pas Kurtit, le t’ia qojnë, nuk di çka me thanë tjetër, kjo është çmenduri. Në vend se me të prezantu punë, në vend se me të prezantu biznese për me u zhvillu bizneset, në vend se me të prezantu diçka që me u ndi mirë, me jetu në Kosovë me e ndal fluksin e ikjes zhgënjimin e njerëzve, në vend se me hap ndonjë rrugë të re, në vend se me e ba diçka me ta tregu një projekt përpara ky bën tallje thotë bini fëmijët se unë ja u rriti”, ka thënë Kryeziu. /TV Arbëria