Anëtari i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka përshëndetur vendimin e kryesisë së partisë për të mos hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një reagimi publik, Kryeziu ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, duke e cilësuar vendimin si të drejtë dhe të guximshëm.
“Ju përgëzoj e ju falënderoj përzemërsisht për vendimin e drejtë dhe të guximshëm për të mos hyrë në asnjë mënyrë në koalicion me partinë e hajnisë dhe tradhtisë kombëtare. Më mirë të ecim vetëm dhe me kokën lart, sesa të bëjmë kompromise”, ka shkruar ai.
Sipas Kryeziut, ky vendim dëshmon se interesi i vendit, i qytetarëve dhe identiteti i PDK-së janë mbi çdo interes tjetër.
Në fund të reagimit, ai ka theksuar se PDK nuk do të bëjë koalicion me ata që i cilëson si “hajna”, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për rrugën politike të partisë.